Alice Munro, mjeshtrja e tregimit të shkurtër që e ngriti këtë zhanër në art botëror
Më 10 korrik 1931 lindi një nga zërat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore, shkrimtarja kanadeze Alice Munro, e cila do të ndryshonte përgjithmonë mënyrën se si shihej tregimi i shkurtër. Me një stil të përmbajtur, të ndjeshëm dhe thellësisht njerëzor, ajo u bë një nga autoret më të vlerësuara të shekullit XX dhe XXI, duke u kurorëzuar me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 2013. E lindur në Wingham të Ontarios, Munro u rrit në një familje modeste. Kur ishte vetëm 12 vjeçe, nëna e saj u sëmur nga Parkinsoni dhe Alice mori një pjesë të madhe të përgjegjësive familjare. Megjithatë, pasioni për leximin dhe shkrimin nuk u shua kurrë. Ajo studioi gazetari dhe më pas letërsi angleze në Universitetin e Ontarios Perëndimore, por...
Burimi:
kultplus.com