Albanians For America mori pjesë në takimin e Koalicionit të Evropës Qendrore dhe Lindore në Capitol Hill
Organizata shqiptaro-amerikane Albanians For America (AFA), e përfaqësuar nga Doc Vranici, ka marrë pjesë për herë të parë në takimin e Koalicionit të Evropës Qendrore dhe Lindore (CEEC) në Capitol Hill, duke përfaqësuar zërin e komunitetit shqiptar në diskutimet për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. CEEC, i themeluar në vitin 1994, bashkon 18 organizata kombëtare që përfaqësojnë komunitetet amerikane me prejardhje nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Koalicioni angazhohet për forcimin e partneritetit mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të rajonit, si dhe për promovimin e një Evrope Qendrore dhe Lindore të lirë, të sigurt dhe demokratike. Gjatë takimeve në Kongresin amerikan, përfaqësuesit e AFA-së, së bashku me organizatat e tjera anëtare të CEEC, ngritën çështje me rëndësi strategjike, përfshirë agresionin rus në Ukrainë, situatën politike në...
Burimi:
kultplus.com