Akademia e Shkencave kujton Dhimitër Shuteriqin, studiuesin që la gjurmë në letërsinë shqiptare
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka kujtuar sot në ditën e lindjes akademikun Dhimitër Shuteriqi, një nga figurat më të rëndësishme të kulturës, letërsisë dhe studimeve albanologjike. Dhimitër Shuteriqi lindi më 12 korrik 1915 në Elbasan, në një familje me tradita intelektuale. Ai ishte i biri i Simon Shuteriqit, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit dhe Kongresin e Elbasanit, si dhe një ndër themeluesit e Normales së Elbasanit. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ndoqi në Liceun e Korçës, ndërsa studimet e larta i përfundoi në universitetet e Grenoblit dhe Lionit në Francë. Pas kthimit në Shqipëri, ai u angazhua në arsim dhe në jetën kulturore, duke dhënë mësim në Elbasan gjatë viteve 1942-1943. Shuteriqi u bë i njohur si shkrimtar, studiues dhe historian i letërsisë...
Burimi:
kultplus.com