ABI Bank rishkruan standardet e investimit në kulturë: Nga rikthimi i Tedi Papavrami te La Biennale di Venezia 

ABI Bank rishkruan standardet e investimit në kulturë: Nga rikthimi i Tedi Papavrami te La Biennale di Venezia 

Pas një mungese prej tre vitesh, skena shqiptare mirëpriti rikthimin e violinistit shqiptar me famë botërore, Tedi Papavrami, në një shfaqje me jehonë të jashtëzakonshme artistike. Përmes dy mbrëmjeve magjike në Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, Papavrami interpretoi “24 Capricci”-t e Niccolò Paganini-t, duke i dhuruar publikut një performancë të rrallë të njërës prej veprave më sfiduese të repertorit botëror. “Për mua, interpretimi i dy koncerteve me integralin e 24 Kapriçove të Paganinit në Shqipëri ishte realizimi i një ëndrre të kahershme të jetës muzikore shqiptare. Fakti që koncertet u zhvilluan me sallë plot dhe me praninë e shumë të rinjve në publik ishte veçanërisht prekës. Në një kohë kur arti shpesh i nënshtrohet ritmit të konsumit të shpejtë, ishte inkurajuese të shihje një...