74-vjetori i themelimit të Kinostudios “Shqipëria e re”
Më 10 korrik të vitit 1952 u themelua Kinostudio “Shqipëria e Re”, si institucion i produksionit kinematografik shtetëror. Realizimi i parë i kësaj ndërmarrjeje të kinematografisë shqiptare është filmi “Skënderbeu”, një bashkëprodhim shqiptaro-sovjetik, i vitit 1953. Në vitin 1957 u realizua filmi i parë i shkurtër shqiptar “Fëmijët e saj”, i regjisorit Hysen Hakani, e më pas u realizua filmi i parë i metrazhit të gjatë “Tana”, i regjisorit Kristaq Dhamo. Këta filma shënuan fillimin e një procesi të vrullshëm që krijoi kushtet që kjo kulturë të trashëgohej në brezat e ardhshëm dhe të mbahet gjallë në ditët tona. Arti kinematografik i asaj kohe u zhvillua kryesisht për interesa ideologjike. Prodhimet në masë fillojnë rreth viteve ’70, periudhë që korrespondon me uljen të numrit të...
Burimi:
kultplus.com