58 vjet nga ndarja nga jeta e Vivien Leigh, ylli i paharruar i kinemasë botërore

58 vjet nga ndarja nga jeta e Vivien Leigh, ylli i paharruar i kinemasë botërore

Sot përkujtohet dita e ndarjes nga jeta e Vivien Leigh, një prej aktoreve më të mëdha të kinemasë dhe teatrit të shekullit XX. Ajo u nda nga jeta më 8 korrik 1967 në Londër, në moshën 53-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike që vazhdon të vlerësohet edhe sot. Vivien Leigh lindi më 5 nëntor 1913 në Darjeeling të Indisë dhe gjatë karrierës së saj tridhjetëvjeçare u shndërrua në një ikonë ndërkombëtare. Ajo fitoi dy çmime Oscar për rolet e saj të paharrueshme: Scarlett O’Hara në filmin “Iku bashkë me erën” (1939) dhe Blanche DuBois në “Tramvaji i quajtur dëshirë”. Roli i Scarlett O’Harës ishte ai që e bëri të njohur në mbarë botën. Me interpretimin e saj plot forcë, elegancë dhe ndjeshmëri,...