223 filma do të shfaqen në edicionin e 25-të të DokuFest-it
Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, do të mbahet për herë të 25-të në Prizren, nga 7 deri më 15 gusht. Gjatë këtij edicioni do të shfaqen gjithsej 223 filma, përfshirë edhe filmat garues. Sipas organizatorëve, këtë vit festivali ka pranuar 3 mijë e 687 aplikime nga e gjithë bota, ndërsa 104 filma janë përzgjedhur për të konkurruar në tetë kategori zyrtare. Përzgjedhja garuese përfshin dokumentarë dhe filma të shkurtër që trajtojnë tema aktuale, si dhe një numër premierash botërore. Tema e edicionit të 25-të është “Persistent Defiance” (Mosbindje e Vazhdueshme), ndërsa slogani “Show up or it doesn’t count!” (Doku sepse duhet!) fokusohet në konfliktet e kohës sonë, krizën klimatike dhe transformimet shoqërore. Sipas DokuFest-it, kjo qasje vazhdon misionin e festivalit për...
Burimi:
kultplus.com