200 mijë kristale dhe 120 orë punë, detaji që e bëri Shakirën yllin e finales së Kupës së Botës
Me 200 mijë kristale që reflektonin dritat e stadiumit dhe një krijim unik couture të dizajnuar posaçërisht për të, Shakira la gjurmën e saj në spektaklin e pjesës së parë të finales së Kupës së Botës. Këngëtarja e famshme u ngjit të dielën, më 19 korrik, në skenën e stadiumit New York New Jersey, duke mahnitur publikun me një veshje të veçantë nga shtëpia e modës Roberto Cavalli. Krijimi i personalizuar, i realizuar nga drejtori artistik Fausto Puglisi, kërkoi më shumë se dy javë punë për t’u përfunduar. Veshja përmbante mbi 200 mijë kristale Swarovski dhe rreth 120 orë punë artizanale. Ajo përbëhej nga një trupore e mbuluar me kristale dhe një fund spektakolar me thekë, në nuanca të verdha dhe rozë. Dizajni u bazua...
Burimi:
kultplus.com