Kultivoi bimë narkotike mes një sipërfaqeje me shkurre, arrestohet 41-vjeçari në Fier

Kultivoi bimë narkotike mes një sipërfaqeje me shkurre, arrestohet 41-vjeçari në Fier

Janë gjetur dhe asgjësuar 190 bimë narkotike në fshatin Çipkallë në Fier. Për pasojë është arrestuar një 41-vjeçar, si i dyshuar për mbjelljen e bimëve në mes të një sipërfaqeje me shkurre, me qëllim fshehjen. Njoftimi: Fier/Vijon plani operacional policor, antikanabis, i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. Gjenden në një parcelë në fshatin Çipllakë, 190 bimë narkotike. Arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar bimët në mes të një sipërfaqeje me shkurre, me qëllim fshehjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrolleve intensive dhe hetimeve me metoda proaktive, që...