Kultivimi i kanabisit, me fenelina e policia deri te dronët për t’i ruajtur arat në Korçë, arrestohen 2 financuesit

Kultivimi i kanabisit, me fenelina e policia deri te dronët për t’i ruajtur arat në Korçë, arrestohen 2 financuesit

Policia ka arrestuar 2 persona dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi akuzohen për kultivim kanabisi që më pas e shisnin në Greqi. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Grupi”, u arrestuan dy financuesit e kultivimit, shtetasit Leonard Xhemollari 45 vjeç, banues në Maliq dhe Gentian Muço 48 vjeç, banues në Korçë. Ndërkohë, u shpallën në kërkim dy organizatorët e trafikimit, shtetasit Rexhildo Berberi 42 vjeç dhe Abidin Guraj 35 vjeç, të dy banues në Korçë. Njoftimi: Pas hetimeve intensive me metoda proaktive, Policia ka goditur një grup kriminal të përfshirë në kultivimin, prodhimin dhe trafikimin e...