Kullat e veriut drejt restaurimit dhe rijetësimit, brenda 2027-ës nisin investimet
Programi Kombëtar për Rijetësimin e Kullave po hyn në një fazë të re, me synimin që brenda vitit 2027 të kalohet nga evidentimi dhe projektimi në investime konkrete. Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili theksoi se programi po finalizohet në bashkëpunim me GIS dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) dhe po zhvillohet në disa drejtime paralelisht. “Po finalizojmë programin kombëtar për rijetëzimin e kullave të veriut së bashku me GIS dhe ASHK-në, me objektivin që brenda vitit 2027 të kalojmë nga faza e evidentimit dhe projektimit në investime konkrete për restaurim dhe rijetëzim”, u shpreh Gonxhja. Sipas tij, një nga drejtimet kryesore të punës është formalizimi i pronësisë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Kadastrës. “”Deri...
Burimi:
kultplus.com