Kulla legjendare e Çun Mulës në mëshirë të fatit!

Kulla legjendare e Çun Mulës në mëshirë të fatit!

NGA: AZGAN HAKLAJ Ku janë institucionet kulturore shqiptare??! “Ndihma e Zotit e pushka e Hotit”. Kjo kullë është e Çun Mulës, bajraktarit të bajrakut të Hotit. E shihni në çfarë gjendje është katandisur shtëpia e nacionalistit, luftëtarit të pamposhtur për liri e çlirim kombëtar! Në jetëshkrmin e tij shohim një aktivitet të shquar në betejat legjendare për liri e pavarësi me pushtues të ndryshëm dhe mbrojtjen e trojeve shqiptare nga coptimi prej trungut amë që fuqitë e mëdha ia dhuruan armiqëve tanë shekullorë fqinjë për të kënaqur orekset e tyre grabitqare. Çun Mula lindi në vitin 1818 dhe vdiq në vitin 1896. Familja e Çun Mulës u vu në krye të fiseve të Malësisë së Madhe duke i udhëhequr ato me guxim të pashoq, trimëri të...