Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
“Kulla e Ngujimit” dhe historia e izolimeve- pse iu ndryshua disa herë funksioni kësaj kulle?
Kulla e Ngujimit, monument kulture i Kategorisë së Parë në Shqipëri, është një nga monumentet e rralla të historisë arkitekturore të Veriut. Ndërtimi unik njihet në Dukagjin si vendi ku qëndronin ata që kishin kryer një akt në kundërshtim me ligjet e kanunit dhe prisnin derisa të arrihej pajtimi. Kulla e Ngujimit gjendet në Theth dhe njihet si një nga atraksionet turistike kryesore të këtij fshati të njohur alpin. Kulla ka strukturë katërfaqëshe me çati tipike alpine. Ekzistenca e saj përmendet nga Franc Nopça, një nga studiuesit më të njohur hungarezë, i cili ka udhëtuar në viset malore të Shqipërisë...