Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
“Kulla e Arbërorit” në malin Athos
Etnor Canaj “Në shekullin e 15-të kulla i përkiste Gjon Kastriotit, sundimtarit të Shqipërisë së Veriut dhe babait të Gjergj Kastriotit, heroit kombëtar të Shqipërisë (i njohur më mirë si “Skënderbeu”).Sipas një dokumenti të viteve 1421-1422, Gjon Kastrioti bleu kullën dhe 4 adelfata (për vete dhe për tre djemtë e tij) nga manastiri i Hilandarit për shumën prej 60 florinash veneciane. “Adelfaton” ishte e drejta e banimit në një vartësi të një manastiri në malin Athos, e shoqëruar me të drejtën e shfrytëzimit të të korrave të tokës përreth. E drejta ishte e vlefshme për gjithë jetën, por nuk mund të trashëgohej. Ishte një praktikë e zakonshme në një kohë, veçanërisht në shekujt 14 dhe 15, kur zotër të ndryshëm të pasur laikë nga Ballkani...