Kukësi merr kreun e Kategorisë së Parë, Besëlidhja shënon pesë gola! Besa dhe Pogradeci ndalen

Kukësi merr kreun e Kategorisë së Parë, Besëlidhja shënon pesë gola! Besa dhe Pogradeci ndalen

Kanë përfunduar pesë ndeshjet e javës së tetë në Kategorinë e Parë, me rezultate që kanë sjellë ndryshime të rëndësishme në renditje. Kukësi është skuadra që buzëqesh më shumë, pasi ka fituar përballë Kastriotit dhe ka marrë kreun e kampionatit. Verilindorët triumfuan me rezultatin minimal 1-0, falë golit të De Mattos në minutën e 58-të. Një sukses me vlerë të madhe për Kukësin, që ngjitet në kuotën e 15 pikëve dhe lë pas rivalët në garën për kreun. Surpriza e ditës erdhi nga ndalesat e Besës dhe Pogradecit. Kavajasit nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola ndaj Bylisit, ndërsa liqenorët regjistruan të njëjtin rezultat në përballjen me Orikun. Të dyja skuadrat mbeten me nga 14 pikë, një më pak se Kukësi. Spektakli i vërtetë...