Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kukësi fiton miqësoren ndaj Vorës, sfidë përgatitore pas mbylljes së sezonit
👁6270
Vora dhe Kukësi kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore, ku verilindorët arritën të dalin fitues me rezultatin 1-2. Skuadra e drejtuar nga Fatjon Tafaj mori epërsinë që në pjesën e parë, duke realizuar dy herë me anë të Fadigas dhe Birçajt. Vora arriti të ngushtojë diferencën në pjesën e dytë falë një penalltie, por nuk mjaftoi për të shmangur humbjen. Të dyja skuadrat e kanë mbyllur sezonin zyrtar në muajin prill dhe po vijojnë përgatitjet për edicionin e ri që nis në gusht. Vora do të luajë për herë të parë në histori në Kategorinë Superiore, pas shpalljes kampione të...