Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kukës/ Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve, tymi “pushton” zonën përreth
Vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në lagjen Myq-Mamëz të qytetit të Kukësit është përfshirë nga një zjarr i madh. Siç mësohet flakët janë përhapur me shpejtësi në një perimetër të gjerë, ndërsa shtëllungat e tymit kanë mbuluar jo vetëm zonën përreth, por edhe vetë qytetin, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ajrit. Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës me hedhje uji, vatra ende nuk është shuar. Kjo është hera e tretë radhazi që fusha e mbetjeve digjet brenda tre viteve të fundit, çka ka ngritur shqetësime serioze mbi menaxhimin e situatës. Zjarri ka përfshirë...