Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Kujtohet masakra e Srebrenicës, 30 vjet më parë serbët vranë mbi 8 mijë burra e djem myslimanë
Mijëra persona janë mbledhur në Srebrenicë të Bosnje-Hercegovinës për të shënuar 30-vjetorin e aktit të njohur të vetëm të gjenocidit në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore. Në Qendrën Përkujtimore në Potoçari do të varrosen shtatë viktima të gjenocidit, ndër ta më të rinjtë janë Senajid Avdiq dhe Hariz Mujiq, të cilët ishin 19 vjeç kur u vranë. Në ceremoninë përkujtimore, anëtari i Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Denis Beqiroviq tha se ky gjenocid nuk do të kishte ndodhur pa ndihmën e Serbisë. “E di që edhe sot shumë njerëz nuk duan të dëgjojnë për rolin e udhëheqësisë serbe në gjenocid....