Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kujtime nga e kaluara: “Ja kështu u rritëm. Me rrobat e njëri-tjetrit e me dashurinë për njëri-tjetrin”
“Motra ime quhet Mimoza. Veç një kam. Është pesë vjet më e vogël. Në çerdhe e kopsht e çonte nëna, por e merrja unë. Lija lodrat e vrap. E mbaja hopa, kur vetë duhej të më merrnin hopa. 6-7 vjeç unë, afër dy vjeç ajo. Shpirti më dilte deri tek shtëpia se qe dhe buçko. Rruga nuk ishte as 300 metër, por më dukej pafund atëherë. Para ca ditësh pashë ca foto. Ja, unë dhe motra. Ja dhe te kjo tjetra, te kjo, te kjo… Sytë më vajtën tek disa detaje. Shoh Mozën me pardesynë time, ja ajo me këpucët e vëllait, me tutat e mia, me bluzën jeshile që pata në gjimnaz… Asnjëherë nuk provoi diçka të re, blerë posaçërisht për të. Bile një herë veshi...