Kujdesi për fëmijët, miratohen rregullat e reja për familjet kujdestare
foto ilustruese TIRANË- Familjet që marrin përsipër kujdesin për fëmijët që nuk mund të qëndrojnë pranë familjes biologjike do t’i nënshtrohen një procedure të përcaktuar vlerësimi dhe miratimi. Këshilli i Ministrave ka përcaktuar rregullat e reja për mënyrën se si do të ofrohet kujdesi alternativ në familje. Sipas vendimit kujdesi mund të ofrohet nga familje të trajnuara dhe të miratuara për këtë qëllim, por edhe nga të afërm të fëmijës apo persona të tjerë të gatshëm të marrin përsipër përkujdesjen e tij. Procesi nis me aplikimin përmes e-Albania. Më pas shërbimet sociale të bashkisë verifikojnë dokumentet dhe kryejnë një vlerësim të plotë të familjes. Në këtë proces përfshihen intervista me anëtarët e familjes, vizita në banesë, vlerësime sociale e psikologjike, dokumentacioni shëndetësor dhe verifikimi i gjendjes...
Burimi:
zeri.ai