Kujdes nga videot e falsifikuara me Inteligjencë Artificiale, reklamojnë barna dhe kura të rreme, me rrezikshmëri të lartë…

Kujdes nga videot e falsifikuara me Inteligjencë Artificiale, reklamojnë barna dhe kura të rreme, me rrezikshmëri të lartë…

Kohët e fundit, në rrjetet sociale, po qarkullojnë video të falsifikuara me inteligjencë artificiale, ku mjekut dhe gazetarit të njohur, Flamur Topi, i atribuohen deklarata dhe rekomandime për produkte shëndetësore të rrezikshme për shëndetin dhe jetën, që ai nuk i ka bërë kurrë!.. Përveç dezinformimit dhe rrezikut për shëndetin publik, këto reklama mund t’i ekspozojnë qytetarët edhe ndaj mashtrimeve financiare dhe vjedhjes së të dhënave bankare! Një rast shqetësues ky, i keqpërdorimit të inteligjencës artificiale, mrekullisë mahnitëse të shekullit, e cila po përhapet masivisht në rrjetet sociale shqiptare, pikërisht sepse në qendër të këtij dezinformimi të rëndë, është Dr. Flamur Topi, mjek, gazetar dhe themelues i emisionit të njohur televiziv “Trupi dhe Shëndeti”, programi më jetëgjatë në historinë e televizionit shqiptar dhe atij botëror! (që...