Kujdes nga mesazhet që iu vijnë në emër të Postës Shqiptare, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Mos jepni në asnjë rast të dhënat tuaja bankare

Kujdes nga mesazhet që iu vijnë në emër të Postës Shqiptare, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Mos jepni në asnjë rast të dhënat tuaja bankare

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka paralajmëruar qytetarët për një skemë të rrezikshme mashtrimi, që po qarkullon përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare. Mesazhet përmbajnë linqe që synojnë vjedhjen e të dhënave bankare dhe të kartave të kreditit. Domaini i përdorur është identifikuar dhe raportuar për bllokim pranë AKEP. “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e të dhënave bankare përmes mesazheve të rreme në emër të Postës Shqiptare. Domaini i rrezikshëm është raportuar dhe dërguar për bllokim te AKEP. Kjo fushatë nuk ka...
Burimi: Vizionplus.tv