Kualifikueset për Euro U-19: Shqipëria me fitore bindëse ndaj Qipros, dopietë nga Muslika
Kombëtarja U-19 e ka nisur me fitore aventurën në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian, në Ligën B. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 4-0 në ndeshjen e parë ndaj Qipros, duke shënuar një gol në pjesën e parë me Kullën dhe tre në fraksionin e dytë me Muslikën (x2) dhe Himallarin. Trajneri Fatjon Tafaj e nisi takimin me këtë formacion titullar: Raffaele Huli (GK), Lucas Cekrezi, Spasian Nasto, Andreas Llana, Elson Himallari, Armend Muslika, Gabriel Kulla (C), Oliver Blini, Dion Vata, Alen Vukaj dhe Endrit Asani. Shqipëria kaloi në avantazh në pjesën e parë me anë të Gabriel Kullës. Pas një pasimi të Alen Vukajt, sulmuesi, pjesë e Sasuolos, e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë kuqezinjve. Në fraksionin e dytë, Shqipëria...
Burimi:
telesport.al