Çfarë Shqipërie presim nesër ndaj Finlandës? Maran i ka idetë e qarta: Pres atë që shpresojmë të gjithë
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, dhe qendërmbrojtësi Ardian Ismajli dolën pasditen e sotme në konferencën zyrtare për mediat, në prag të ndeshjes ndaj Finlandës, që do të zhvillohet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Paraditen e sotme, Kombëtarja mbylli përgatitjet në kuadër të kësaj sfide, ndërsa trajneri Maran dhe Ismajli iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve në sallën e konferencave në “Air Albania”. Trajneri Maran u shpreh optimist për ndeshjen ndaj Finlandës, duke theksuar se skuadra ka punuar mirë dhe se lojtarët janë të motivuar për të marrë një rezultat pozitiv. Tekniku kuqezi vlerësoi mbështetjen e tifozëve dhe kërkoi përqendrim maksimal, përkushtim dhe përgjegjësi nga futbollistët për të bërë një paraqitje sa më të mirë. Çfarë Shqipërie presim nesër? – Është ajo që...
Burimi:
telesport.al