Ismajli tregon objektivin kryesor për sfidën ndaj Finlandës dhe ka një thirrje për shokët e skuadrës

Ismajli tregon objektivin kryesor për sfidën ndaj Finlandës dhe ka një thirrje për shokët e skuadrës

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, dhe qendërmbrojtësi Ardian Ismajli dolën pasditen e sotme në konferencën zyrtare për mediat, në prag të ndeshjes ndaj Finlandës, që do të zhvillohet nesër në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”. Ardian Ismajli u shpreh se Kombëtarja është përgatitur shumë mirë për sfidën ndaj Finlandës dhe se objektivi është të ruajë vendin e parë në grup, duke theksuar se gjithçka varet nga vetë skuadra. Mbrojtësi vlerësoi mbështetjen e tifozëve, foli për rëndësinë e shmangies së gabimeve dhe nënvizoi se lojtarët duhet të japin maksimumin në fushë për të arritur fitoren dhe për të bërë krenarë tifozët shqiptarë. Ndeshja e radhës? – Jemi përgatitur jashtëzakonisht mirë. E dimë rëndësinë. E kemi obligim për vendin e parë. Jemi ekip më kualitativ...