Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

Emergjencat Civile, masa për përballimin e dimrit, në fokus parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës!

Me afrimin e stinës së dimrit dhe shtimin e rrezikut nga reshjet intensive, strukturat e Emergjencave Civile në Shkodër kanë nisur marrjen e masave për përballimin e situatave të mundshme emergjente. Në këtë kuadër, prefektja e Qarkut Shkodër tha se fokus i veçantë po i kushtohet koordinimit mes institucioneve përgjegjëse. “Gjithsecili nga institucionet ka vendosur një plan masash, të cilat po vijon t’i vërë në zbatim, dhe institucioni i Prefektit të Qarkut do të jetë institucioni që do të vijojë me monitorimin e zbatimit të këtyre masave që kemi përcaktuar”, u shpreh Holta Duda, prefekte e Qarkut Shkodër. Prioritet mbetet pastrimi i kanaleve kulluese dhe sistemimi i infrastrukturës së ujërave, veçanërisht në zonën e Nënshkodrës dhe në Bashkinë Vau i Dejës, ku problematikat e kullimit...