Kualifikueset e Champions League/ Egnatia luan nesër sfidën e dytë ndaj Breidablikut

Kualifikueset e Champions League/ Egnatia luan nesër sfidën e dytë ndaj Breidablikut

Egnatia do të luajë nesër në ora 21:00 ndeshjen e dytë të raundit të parë kualifikues në UEFA Champions League ndaj ekipit islandez, Breidablik. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Egnatia Arena”, kampionët e Shqipërisë udhëtojnë drejt Islandës me një avantazh të vlefshëm përpara sfidës së kthimit. Federata e Futbollit i uron suksese skuadrës së Egnatias në këtë përballje të rëndësishme dhe kualifikim në raundin e dytë të UEFA Champions League.
Burimi: Sportekspres.com