“Ku jemi katandisur!”- Ish-deputeti Murrizi nxjerr videon e sherrit në Durrës: Ky që e rrahin si gomarin në duhan është shefi i Komisariatit Krujë!
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku një person goditet me shuplakë nga një tjetër pas një konflikti gjatë qarkullimit në rrugë. Duke iu referuar videos, Murrizi pretendon se personi që shihet duke u goditur me shuplakë është Elton Shahini, shef i Komisariatit të Krujës dhe ish-shef i Komisariatit Nr.1 në Tiranë. Murrizi pretendon gjithashtu se personi që e godet është pjesë e strukturave të sigurisë dhe ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është trajtuar ngjarja. Postimi i Murrizit: “Kjo video tregon se ku është katandisur shteti. Ky me motor që e rrahin në mes të rrugës në Durrës, para një muaji, si gomarin në duhan, është shefi i Komisariatit Krujë, Elton Shahini, dhe ish-shef i Komisariatit Nr. 1 në Tiranë....
Burimi:
javanews.al