Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kthjellime dhe rritje temperaturash gjatë ditës së sotme
👁9526
Për ditën e sotme (4 qershor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta, kalimtare në relievet e larta malore në lindje të vendit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa në lugina dhe bregdet do të fitojë shpejtësi 9 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 13 deri 30°C; Në zonat e ulët 12 deri 33°C; Dhe në bregdet 16 deri 31°C.