Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kthjellime dhe alternime vranësirash, ja si parashikohet moti këtë të mërkurë
👁14191
Sot, vendi ynë do të ndodhet nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave, të cilat do të jenë më të theksuara në relievet malore të vendit. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, ndërsa në zona të ulëta dhe bregdetare priten era më të forta, deri në 13 m/s. Deti do të jetë i përshkueshëm me valëzim të lehtë deri mesatar, në shkallën 1 deri në 3 ballë. Top Channel