Kthimi i Skënderbeut në atdhe, pikë kthese në historinë e popullit shqiptar

Kthimi i Skënderbeut në atdhe, pikë kthese në historinë e popullit shqiptar

Data 3 nëntor e vitit 1443 konsiderohet si një pikë kthese për popullin shqiptar, me rikthimin e Gjergj Kastriotit në atdhe. Skënderbeu braktisi ushtrinë osmane në Nish, për të marrë rrugën drejt Krujës. I mbështetur nga 300 kalorës, ai nisi epokën e re të rezistencës ndaj turqve, që do të kthehej më vonë në një pikë referimi për popullin shqiptar. Edhe pse u rrit në Perandorinë Osmane, Gjergji nuk e harroi kurrë mëmëdheun, duke pritur momentin e duhur për t’iu bashkuar luftës për liri. Zoti i Arbërit, ringjalli shpresën me rimëkëmbjen e Principatës së Kastriotëve. Ngritja e flamurit në Krujë më 28 nëntor 1443, pasoi Kuvendin e Lezhës më 2 mars të 1444, që bashkoi princat shqiptarë në qëllimin e përbashkët për pavarësi. Gjergj Kastrioti...