Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kthimi i “Përbindëshit të detit”? Kina dhe SHBA-ja ringjallin ekranoplanin, tjetër potencial të frikshëm lufte të ujit dhe ajrit
"Përbindëshi i Detit Kaspik" gjatë testimeve në vitet '60. Dekada pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe projektit të ekranoplanit të atij vendi, fotografitë nga Kina sugjerojnë se Pekini tani mund të jetë duke ndërtuar diçka të ngjashme në Detin Bohai. Anija është quajtur, joçuditërisht, “Përbindëshi i Detit Bohai”.Eksperti i aviacionit ushtarak, Justin Bronk, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ndërtimi i anijes eksperimentale nga Kina vë në pah gatishmërinë e Pekinit për të provuar pothuajse gjithçka në kërkim të përparësive taktike ndaj rivalëve dhe armiqve të vet. “Kina është e njohur për vendosmërinë e saj për të financuar...