Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ktheu zyrën në fole falsifikimi, Apeli i ul 2 vite burg ish-drejtorit të Kadastrës Gjirokastër
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka shpallur fajtor me formë të prerë Florian Taçin, ish-drejtorin e Kadastrës së Gjirokastrës, por duke bërë një ndryshim nga shkalla e parë, teksa i ka zbritur dy vite dënim. Nga 6 vite burg që ishte dhënë nga Gjykata e Gjirokastrës, ish-zyrtari është dënuar me 4 vite për dy vepra penale, atë të mashtrimit dhe falsifikimit. Kryesuesja e seancës gjyqësore Valdete Hoxha ka vendosur lënien në fuqi të vendimit për dënimin e zyrtarit socialist Florian Taçit, duke ndryshuar vetëm masën e dënimit që kishte dhënë kohë më parë Gjykata e Faktit...