Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ktheu hapësirën publike në parkim privat te Astiri, merret nën hetim 54-vjeçari në Tiranë
Një hapësirë publike e zënë në mënyrë të paligjshme dhe e shndërruar në vendparkim privat në zonën e Astirit është liruar sot nga autoritetet. Ndërkohë është proceduar shtetasi F. M., 54 vjeç, për veprën penale “pushtimi i tokës”. “Si rezultat i patrullimeve dhe i verifikimeve të kryera sistematikisht dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të IMT-së, konstatuan se një hapësirë publike, në rrugën “Teodor Keko”, ishte zënë në kundërshtim me ligjin dhe ishte kthyer në vendparkim automjetesh. Në përfundim të veprimeve...