Kthesë e papritur brenda PS-së/ Balla kërkon dialog me studentët: Duhet të dëgjohen…
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka bërë thirrje për dialog me studentët që protestojnë, duke deklaruar se qeveria dhe Kryeministri Edi Rama kanë ofruar mundësinë e një tryeze bisedimesh për të diskutuar kërkesat e tyre. Sipas Ballës, studentët meritojnë të dëgjohen dhe situata aktuale e bën të nevojshëm hartimin e një Pakti të ri për Universitetin. Gjatë komunikimit të tij, Balla u ndal edhe te kushtet në konvikte, duke njoftuar se të enjten, në Kuvend, pritet të votohet një marrëveshje me Republikën Federale të Gjermanisë dhe bankën gjermane KfW, e cila synon të mbështesë investimet për përmirësimin e këtyre ambienteve. Një pjesë e deklaratës së tij iu kushtua edhe përplasjeve gjatë protestave në Tiranë. Balla dënoi dhunën ndaj punonjësve të Policisë...
Burimi:
ntv.al