KSHM denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protestë: E papranueshme, institucionet të reagojnë

KSHM denoncon dhunën ndaj gazetarëve në protestë: E papranueshme, institucionet të reagojnë

Këshilli Shqiptar i Medias ka denoncuar dhunën e ushtruar ndaj gazetarëve gjatë mbulimit të protestave të datës 13 tetor. Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, KSHM shprehet se dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme dhe e dënueshme. “Dhuna e raportuar nga AGSH ndaj gazetarëve Izmir Akulli (Dosja.al), Anesti Bajramemaj dhe Heri Simota (A2 CNN), Vjolanda Peca (Citizens.al), dhe Fatime Halmusaj; si dhe kërcënimet ndaj gazetarit Xhoi Malësia (Top News) është e papranueshme, e dënueshme, dhe kundër çdo standardi europian të lirisë së shtypit dhe mbrojtjes së gazetarëve”, shprehet KSHM. Sipas këtij institucioni, “kjo dhunë, shkon de facto kundër krejt procesit për të vendosur standarde të mbrojtjes së gazetarëve dhe lirisë së medias, proces ku Qeveria Shqiptare është përfshirë. Ushtrimi pa asnjë kujdes e...