Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryhet autopsia e Rivaldo Rusit, nën hetim vëllai i pronarit të vilës që qëlloi mbi tre shqiptarët
Është bërë autopsia mbi trupin e Rivaldo Rusit, 26-vjeçarit shqiptar që humbi jetën pasi u qëllua me armë zjarri nga pronari i një vile në Foria di Centola mbrëmjen e 22 qershorit në Itali. Pronari i shtëpisë duke dëgjuar zhurma, mori pushkën që e mbante me leje dhe zbriti poshtë duke qëlluar. Në atë moment ai qëlloi disa herë dhe 26-vjeçari u vra, një bashkëpunëtor tjetër u plagos rëndë dhe një shqiptar i tretë arriti të arratisej dhe aktualisht është në kërkim. Autopsia e sotme, e urdhëruar nga Prokuroria e Vallo della Lucania, u krye nga mjeku ligjor Francesco Lombardo....