Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kryetarja e GJK Holta Zaçaj: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese nuk janë opsionale, por të detyrueshme për t’u zbatuar!
Është mbajtur sot aktivitetin “Jurisprudenca në Kushtetuese”, ku kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj ka thënë se vendimet e institucionit që ajo drejton nuk janë as këshilluese dhe as opsionale, por të detyrueshme për t’u zbatuar. Sipas saj vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për zbatim nga të gjitha pushtetet. Zaçaj thekson se moszbatimi i këtyre vendimeve cënon integritetin e ligjit, vë në diskutim Kushtetutën si dhe minon besimin e publikut. “Këto vendime kanë udhëhequr arsyetimin e sotëm ligjor e gjyqësor, por Gjykata, në interpretimin e Kushtetutës si një “instrument i gjallë” kujdeset që teksti i saj të jetë...