Kryetarja e ASHAK-ut pritet në Ambasadën e Kosovës në Zagreb
25 September, 2026 - 13:00 Kryetarja e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademikja Justina Shiroka Pula, është pritur në Ambasadën e Kosovës në Kroaci nga ambasadori Martin Berishaj, në kuadër të vizitës së saj në Zagreb. Gjatë takimit është diskutuar për vizitën e planifikuar në Akademinë Kroate të Shkencave dhe të Arteve, me theks te bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve akademike dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të tyre. Takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt, ndërsa pjesë e tij ishin edhe përfaqësuese të Shoqatës së Grave Shqiptare të Zagrebit “Drita”, të udhëhequra nga kryetarja Dorotea Kerni. Vizita në Akademinë Kroate të Shkencave dhe të Arteve zhvillohet në kuadër të angazhimeve për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe akademik ndërmjet Kosovës...
Burimi:
kultplus.com