Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kryetari Ilir Ferati promovon turizmin në Istog: “Ky vend i bekuar me pasuri natyrore është thesar për zhvillim të qëndrueshëm”
Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka prezantuar bukuritë natyrore dhe potencialin turistik të qytetit të tij përmes një videoje promovuese, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm dhe ruajtjes së natyrës. Në fokus të videos janë malet e Moknës, Lugu i Butë, burimet e freskëta, shtigjet alpine dhe mikpritja tradicionale që ofron ky rajon. Ferati përshkruan Istogun si një vend ku jetesa e shëndetshme nuk është luks, por përditshmëri, përcjellë KultPlus. “Ky vend i bekuar me pasuri natyrore e kulturore ka potencial të jashtëzakonshëm për investime dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Me politika të mençura, me vizion afatgjatë dhe me dashurinë për tokën tonë, Istogu mund të bëhet shembull se si zhvillimi ekonomik shkon dorë për dore me ruajtjen e...