Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri paraqitet për herë të tretë në SPAK

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri paraqitet për herë të tretë në SPAK

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri është paraqitur sërish paraditen e kësaj të marte në SPAK. Më 7 Prill, ai qëndroi për më shumë se dy orë në ambientet e Prokurorisë, por heshti para mediave. Kjo është hera e tretë që Myzyri thirret në Prokurorinë e Posaçme. Myzyri mban këtë post që prej vitit 2020. Komisioni i Prokurimit Publik është organi më i lartë administrativ në fushën e prokurimeve që shqyrton ankesat për procedurat e prokurimit publik, koncesioneve/partneritetit publik privat, ankandeve publike dhe procedurave konkuruese të dhënies së lejeve minerare.
Burimi: Sot.com.al