Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kryetari i Bashkisë pret Ambasadorin e Azerbajxhanit në një vizitë kulturore në Bibliotekën “Qemal Baholli”
👁2763
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, priti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Azerbajxhanit në Shqipëri, Anar Huseynov. Gjatë vizitës, kryebashkiaku shoqëroi Ambasadorin në ambientet e Bibliotekës “Qemal Baholli”, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të Elbasanit. Me këtë rast, Ambasadori dhuroi disa tituj në gjuhën shqipe mbi kulturën, historinë dhe ekonominë e Azerbajxhanit, duke pasuruar më tej fondin e bibliotekës dhe duke thelluar bashkëpunimin kulturor mes dy vendeve. Biblioteka e qytetit të Elbasanit mbart një trashëgimi të pasur kulturore, përfshirë fondin e albanologjisë të studiuesit të njohur Lef Nosi, si dhe një arkiv të gjerë materialesh të dixhitalizuara...