Burimi:
Fieriweb.com

Kryesocialisti Rama njofton hapjen e fushatës së PS: Në 12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës, për takimin festiv Shqipëria 2030
👁8749
Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije takimin të cilin e quajti festiv në Sheshin Skënderbej. Takimi do të përkojë edhe me nisjen zyrtare të fushatës së socialistëve dhe do të mbahet ditën e shtunë në orën 12. “12 prill nga 12 qarqe rreth 12 yjeve të Europës në 12.00, familja jonë e madhe politike, mblidhet në Sheshin Skënderbej për takimin festiv Shqipëria 2030 në BE“, shkruan Rama. Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP” Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”