Kryeprokurori Çela raporton në KLP: Referuam 61 raste në SPAK për korrupsion dhe krim të organizuar

Kryeprokurori Çela raporton në KLP: Referuam 61 raste në SPAK për korrupsion dhe krim të organizuar

Kryeprokurori Olsian Çela po prezanton raportin vjetor në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Sipas tij, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme përgjatë vitit 2024, ka qenë shumë i mirë. Çela tha se gjatë vitit që kaloi drejt kësaj prokurorie u transferuan për kompetencë 61 referime/procedime penale që lidhen me korrupsionin dhe krimin e organizuar “Bashkëpunimi e koordinimi ndërmjet prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme përgjatë vitit 2024 ka vijuar në zbatim të ligjit dhe Aktit të Koordinimit Ndërinstitucional, (datë 15.12.2020), ndërmjet Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posaçme, në kuadër...
Burimi: Gijotina.com