Kryepolici Hita i lë porositë bluve të Shkodrës: Prioritet krimet dhe dosjet e vjetra! Goditje kultivimit të drogës dhe masa të shtuara sigurie në shkolla

Kryepolici Hita i lë porositë bluve të Shkodrës: Prioritet krimet dhe dosjet e vjetra! Goditje kultivimit të drogës dhe masa të shtuara sigurie në shkolla

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita, gjatë takimit me policinë e Shkodrës, ku ishte i pranishëm edhe ministri Ervin Demo, vuri theksin te rritja e forcës parandaluese, goditja e paligjshmërive në qark dhe etika në komunikim. Ai kërkoi forcim të mëtejshëm të forcës parandaluese dhe goditëse, për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e shtetasve që qarkullojnë me armë dhe/ose drogë, si dhe kapjen e personave që merren me trafikimin e emigrantëve të paligjshëm. “Krimet e rënda, plagosjet dhe vjedhjet me dhunë janë pothuajse 50% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pavarësisht kësaj statistike, krimet kundër personit, kryesisht ato të mbartura nga vitet e kaluara, janë probleme që kërkojnë angazhim maksimal dhe profesionalizëm. Në këtë kuadër, besoj se, në zbatim...