Kryeparlamentari Niko Peleshi: Protesta të jetë paqësore, Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt BE-së
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi në një reagim për situatën para Ministrisë së Arsimit, shprehet se e drejta për të protestuar është një e drejtë kushtetuese, por duhet të ushtrohet në respekt të ligjit. Peleshi thekson se çdo akt dhune apo vandalizmi është i papranueshëm dhe nuk i shërben as dialogut dhe as interesit publik. Në mesazhin e tij, kreu i Kuvendit vë në dukje rëndësinë e përgjegjësisë qytetare, dialogut dhe respektimit të ligjit në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, veçanërisht në një moment që e cilëson me rëndësi të jashtëzakonshme për vendin. “Shqipëria po ecën me shpejtësi drejt objektivit të mbylljes së kapitujve të negociatave deri në fund të vitit të ardhshëm”, shprehet Peleshi. Postimi i plotë E drejta për të protestuar është...
Burimi:
kohajone.com