Kryeministri Rama shkon sërish në bashkinë e Vlorës

Kryeministri Rama shkon sërish në bashkinë e Vlorës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sërish ditën e sotme në bashkinë e Vlorës. Aty është pritur nga kryetari i bashkisë, Ermal Dredha, Ministri Pirro Vëngu si dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën, Bledi Çuçi. Në takimin e parë, u vu re një detaj që Rama nuk i ka dhënë askujt dorën dhe ka ecur pa folur drejt bashkisë. Kryeministri është pritur edhe nga qytetarë vlonjatë. Ende nuk dihet vizita për herë të dytë në këtë bashki e kryeministrit, por dihet se Rama ka dhënë porosi të prerë për zbatimin e kërkesave të qytetarëve vlonjatë.
Burimi: Kohajone.com