Burimi:
Opinion.al

Kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm presin shefen e Diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas
👁11567
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm, Igli Hasani kanë pritur në takim Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas.Më herët, shefja për Politikë të Jashtme në BE është takuar edhe me presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Kjo është vizita e parë e Kallas në Shqipëri, në kuadër të një turi në rajon.Po ashtu zyrtarja e larte e BE do të marrë pjesë në takimin e parë të Dialogut për Siguri dhe Mbrojtje BE-Shqipëri me ministrat Hasani dhe Vengu.