Kryeministri në Luksemburg, konferenca e radhës ndërqeveritare Shqipëri-BE
Nesër do të mbahet konferenca e radhës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Delegacionin shqiptar në konferencën që do të mbahet në Luksemburg, pritet ta kryesojë kryeministri Edi Rama. Kjo do të jetë Konferenca e 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, e miratuar nga Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (COREPER). Konferenca mbahet ndërsa pak ditë më parë, Shqipëria mbylli kapitullin e parë të negociatave me Bashkimin Europian. Kapitulli 20 përfshin politikat dhe instrumentet që synojnë krijimin e një mjedisi më konkurrues, inovativ dhe të qëndrueshëm për biznesin. Në fokus të tij janë mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimeve dhe forcimi i aftësisë së ekonomisë për t’u integruar në Tregun e Vetëm Evropian. Ky kapitull përfshin...
Burimi:
kohajone.com