Kryeministri Kurti: Libri `Përpjekja` i Ramiz Arifit pjesë e letërsisë së burgut

Kryeministri Kurti: Libri `Përpjekja` i Ramiz Arifit pjesë e letërsisë së burgut

Në ambientet e ish-burgut famëkeq të Prishtinës, tashmë i shndërruar në muzeun “Burgu i Idealit”, u rikthyen zërat e kujtesës dhe të rezistencës. Në këtë hapësirë simbolike, ku dikur mbaheshin të izoluar për idealet e tyre, u promovua libri “Përpjekja” i Ramiz Arifit, një rrëfim i jetës, burgut dhe përkushtimit për liri. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili në praninë e ish-të burgosurve politikë dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, u ndal te pesha historike e vendit ku po mbahej promovimi. Në krye të fjalës Kurti theksoi se 666 shekuj burg së paku janë...